Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqipëria do të rijetësojë së shpejti industrinë e vjetër ushtarake

    18/04/2024 19:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shqipëria do të rijetësojë së shpejti industrinë e vjetër ushtarake. Kështu deklaroi ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë një interpelance në Kuvendin e Shqipërisë, e cila ishte thirrur nga kryetari i Komisionit për Sigurinë, Nasip Naço, i cili vjen nga radhët e Partisë Socialiste.

    Peleshi theksoi se rivënia në funksion e industrisë së vjetër ushtarake ka lindur si nevojë pas ndryshimeve gjeopolitike.

    “Pas agresionit rus, situata gjeopolitike ka ndryshuar, arkitektura e sigurisë ka ndryshuar. Ne jemi në një periudhë ku paqja është më e kërcënuar se kurrë. Kjo situatë sfidoi bazën industriale globale të mbrojtjes – kërkesë e lartë për municione dhe sistem armatimesh”, tha Peleshi.

    Ministri theksoi se me ndihmën e Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO-s është hartuar një raport mbi gjendjen e objekteve të industrisë ushtarake në Shqipëri.

    Sipas tij, ky raport i ka njoftuar edhe me nevojat që ka tregu.

    “Nga tetori i vitit 2022 kemi kërkuar bashkëpunimin e Agjencisë së Prokurimeve të NATO-s. I kërkuam të hartojë një raport, parafizibilitet, që të dimë se çfarë kemi, vlerën e asaj që kemi, linjat e prodhimit, por edhe se cilat janë kërkesat e tregut. Tashmë e dimë vlerën e aseteve, kërkesën globale dhe mund të orientohemi më mirë për të vendosur se çfarë game produktesh duhet të marrë mbështetje”, theksoi ministri Niko Peleshi.

    Ministri shqiptar i Mbrojtjes tha se kjo kërkon disa ndryshime ligjore, në mënyrë që shteti shqiptar të përfitojë nga kjo industri. Peleshi tha se investitorë dhe kompani të huaja që synojnë prodhimin e armëve dhe municioneve, kanë treguar interes, ndërsa shtoi se Shqipëria synon të jetë partnere si aksionare në biznes dhe jo thjesht t’i japë ato me koncesion.

    “Ndër vite ka pasur investitorë nga Turqia, Hungaria, Izraeli, Kroacia të cilëve u kemi dhënë mundësinë të njihen me këtë industri. Nuk kemi projekt të konkretizuar, po punojmë për ta ndryshuar qasjen edhe në kuptimin se si sillemi në raport me këto investime. Duam të ikim nga projekti ‘Shqipëria 1 euro’ dhe të shkojmë te Shqipëria partnere, aksionare, të marrim edhe dividentën si pronar i këtyre aseteve”, u shpreh ministri gjatë seancës parlamentare.

    Interpelanca ishte thirrur nga deputeti socialist, kryetar i Komisionit për Sigurinë, Nasip Naço. Ai tha se përgatitja për këtë projekt duhet të jetë reale dhe se Shqipëria është e vonuar në këtë proces, pasi vende të tjera e kanë vënë në funksion këtë industri dhe po shesin municione.

    “Nëse nuk bëhet, kjo është mungesë sigurie, cenon sigurinë kombëtare dhe ekonominë tonë. Është koha të viheni në dispozicion për ta vënë në punë industrinë ushtarake”, u shpreh Nasip Naço, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Vullnetplotë të bëjmë gjithçka që mundemi që Ukraina të triumfojë

    Ministri shqiptar: Mund të ketë përmbytje lokale, të qëndrojmë në alert për çdo emergjencë

    Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm përkrah kolegëve ndërkombëtarë në Kosovë

    Të Fundit

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Evropë

    Varroset sot i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Zjarri në lokalin në Fushë Kosovë – detaje për rastin japin zjarrëfikësit

    Toka në pikën më të largët nga Dielli – por pse është kaq nxehtë?

    Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.