Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Shqipëri-Serbi, ja kënd favorizojnë kompanitë e basteve

    07/06/2025 16:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shqipëri-Serbi do të jetë me shumë gjasa një përballje direkte për kërkuar minimalisht vendin e dytë në Grupin K eleminator për Kupën e Botës 2026.

    Një përballje e zjarrtë, aty ku politika dhe marrëdhëniet jo të mira kanë ndikuar edhe në të shkuarën në përplasjet në fushë, të cilat kulminacionin e tyre e paten në ngjarjet e shëmtuara të Beogradit 11 vite më parë.

    Shqipëria fitoi 3 pikët në tavolinë në atë ndeshje të ndëprerë në fundin e pjesës së pare, ndërsa në sfidën e kthimit në Elbasan ishin serbët që triumfuan 0-2 ndaj ekipit tone kuqezi, me dy gola që u shënuan vetëm në kohën shtesë.

    Këto janë në fakt edhe dy përballjet e vetme që ekipi ynë ka me kombëtaren serbe që nga koha kur shteti serb u largua nga ish Jugosllavia për tu përfaqësuar në eventet sportive ndërkombëtare si shtet i vetëm.

    Po në përballjen e sotme cilët janë favoritët për të fituar sipas kompanive të basteve?

    Në fakt përballja e sotme Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një sfidë shumë e ekuilibruar me të dyja skuadrat që do të tentojnë të marrin fitoren, teksa Shqipëria do të luajë ndeshjen e 3 të grupit eleminator, ndërsa për kombëtaren serbe, sfida ndaj kuqezinjve do të çel fushatën e tyre në këto kualifikuese.

    Sipas “Flashscore” një sukses i kombëtares tonë ndaj ekipit serb mbrëmjen e 7 Qershorit kuotohet me koeficentin 3.6, barazimi 3, ndërsa suksesi i serbëve në Tiranë me koeficentin 2.25.

    Një avantazh i lehtë sipas bookmakers për ekipin e Dragan Stojkoviç, por sigurisht që nuk mund e duhet të influencojë asapk në verdiktin final që do të jap fusha e lojës, aty ku djemtë e Sylvinhos i kanë të gjitha shanset të bëjnë më të mirën e të marrin maksimumin.

    Artikuj të ngjashëm

    Progni për ndeshjen Shqipëri – Serbi: Jasir Asani rreziku kryesor për Serbinë, fitojmë 2-1

    Pak para sfides me Serbinë, Tifozët Kuq e Zi e “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

    Legjenda e kuqezinjve parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipëri – Serbi

    Të Fundit

    Progni për ndeshjen Shqipëri – Serbi: Jasir Asani rreziku kryesor për Serbinë, fitojmë 2-1

    Shqipëri-Serbi, ja kënd favorizojnë kompanitë e basteve

    Pak para sfides me Serbinë, Tifozët Kuq e Zi e “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

    Legjenda e kuqezinjve parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipëri – Serbi

    De Biasi e analizon përballjen e sontme Shqipëri – Serbi, flet për gjasat se si mund të fitojnë Kuqezinjët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.