Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Shqipëri: Mbi 230 të arrestuar nën dyshimet se shpërndanin drogë afër shkollave

    14/09/2023 15:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Autoritetet në Shqipëri i kanë arrestuar 233 persona në kuadër të një operacioni antidrogë, që është zhvilluar të enjten.

    Sipas tyre, 82 persona tjerë janë në kërkim.

    Po këtë ditë janë miratuar vendimet për kryerje të kontrolleve në 356 ambiente.

    Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në kuadër të këtij aksioni janë goditur 23 grupe kriminale.

    “Njëzet e tre grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike afër shkollave në lokale dhe blloqe banimi janë goditur në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli’. Janë sekuestruar lëndë narkotike si, kokainë, heroinë, kanabis sativa, gjithashtu edhe armë zjarri dhe armë të ftohta. Operacioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë”, ka thënë ai.

    Operacioni është kryer në të njëjtën kohë, në disa qytete.

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla e ka konsideruar alarmues faktin që po rritet numri i të rinjve që përdorin substanca narkotike.

    “Përdorimi i drogave nga të rinjtë po rritet, dhe po ulet mosha e atyre që po përdorin për herë të parë lëndë narkotike, duke e nisur në shkolla. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike. Edhe sot gjatë operacionit të Policisë janë zbuluar lloje drogash që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Ky është një lloj alarmi për institucionet, prindërit dhe shoqëria duhet të reagojnë së bashku.”

    Balla ka thënë se pikërisht për këtë arsye e ka shpallur një plan të ri masash sigurie në shkolla, në nisje të vitit të ri shkollor.

    Sipas tij, Ministria e Brendshme është e angazhuar për ta vijuar këtë luftë deri në qelizën e fundit.

    Ai ka kërkuar aleancë të gjerë me institucionet e tjera, shkollat, familjen dhe shoqërinë civile për parandalimin e përdorimit të drogës.

    “Do të ketë masa konkrete në terren që të eliminojmë kërcënimin që i vjen shëndetit dhe sigurisë publike nga përdorimi i drogave. Do të bëjmë gjithçka që brenda perimetrit të sigurisë në shkolla grupet kriminale të mos afrohen”, ka deklaruar Balla,  transmeton REL.

    Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohen propozimet për ndryshime në Kodin Penal për dyfishim të dënimit për krimet që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.

    Artikuj të ngjashëm

    Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit, Manaj kapiten

    200 mijë kërkesa për 22 mijë bileta të ndeshjes Shqipëri – Serbi

    Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë memorandum për turizëm, Rama: Krenari dhe mirënjohje

    Të Fundit

    Krasniqi nis takimin me Osmanin – pamjet nga Presidenca

    Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

    Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

    Pas Eglit, Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re?

    35-vjetori i deklaratës së 2 Korrikut, LDK: Pikënisje e një rruge të re për Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.