Akademiku Arsim Bajrami, në një tekst të publikuar si kritikë për ish-partinë e tij, Partinë Demokratike të Kosovës, në fakt nuk duket se e ka shqetësuar këtë parti, sa po e shqetëson opinionin publik lidhur me gabimet drejtshkrimore që ka në tekst.
Ne i mblodhëm mbi 25 sosh dhe ndoshta kolegët tonë nga media të tjera do të vërejnë edhe më shumë, por disa nga gabimet janë shqetësuese për faktin se nuk ka kurrfarë sintakse në strukturimin e fjalive duke filluar nga titulli i reagimit e deri te fjalët e shkruara keq e që – dorën në zemër – janë disi të pafalshme e tejet shqetësuese, kur bëhet fjalë për dikë që mban titullin Akademik.
Fjalia e parë e profesorit Arsim Bajrami ka probleme sintaksore.
Nëse do të shkruhej ‘Në çfarë nivieli ka rënë Kuvendi i Kosovës sot! ‘ – do të ishte në rregull. Por, ashtu siç e ka shkruar akademik Bajrami, nuk është as ndonjë fjali që shprehë habi, as që ngritë pyetje e as që konstaton diçka.
Gabimet tjera:
Mu -m’u
Rikthya – rikthye
2007,2011,2014,në – 2007, 2011, 2014, në
Njerëzë – njerëz
Kontributë – kontribut
Shtetëndërtimit – shtetndërtimit (më vonë profesori – fatmirësisht – e shkruan mirë fjalën shtetndërtim).
‘pas asnjë përvojë politike’ – pa asnjë përvojë politike
militantizimi politikë – militantizimi politik
natyrishtë – natyrisht
dreputetëve – deputetëve
të padishëm – të padijshëm
veqantë – veçantë
zhgënjyan – zhgënjyen
zgjodhen zhurmen – zgjodhën zhurmën
mjetë politikë – mjet politik
asnjiherë – asnjëherë
PDK- së – PDK-së
është ndërtua – është ndërtuar
logjiken shtetëformuese – logjikën shtetformuese
Ato duhet lërë të qeverisë partinë në pushtet – Është një fjali komplet pa kuptim në gjuhën shqipe.
Keqëqeverisje – keqqeverisje
Qytetaret – qytetarët
Përdorja e metodave jashtë parlamentare – Fjali e strukturuar keq sipas sintaksës së gjuhës shqipe (Shembuj se si mund të shkruhet fjalia pak më mirë: Përdorimi i metodave jashtë parlamentare, ose: Të përdorësh metoda jashtë parlamentare)
fatkeqësishtë – fatkeqësisht