Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sqarohet MSH-ja thotë se nuk kanë pranuar ankesa, mbi gjendjen në Onkologji

    05/05/2023 14:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në Repartin e Onkologjisë po përballen me vështirësi për shkak siç thonë kushteve të rënda, si rrjedhojë e mungesës së stafit teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesën e disa barnave në këtë institucion.

    Ata përmes një letre i kanë kërkuar ministrit të Shëndetësisë dhe Bordit drejtues të ShSKUK-së që të merren me përmirësimin e këtyre kushteve dhe njëkohësisht i ftojnë që të vizitojnë këtë repart në mënyrë që të binden me kushtet e rënda aty.

    E lidhur me këtë sot kanë reaguar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët theksojnë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike në asnjë prej departamenteve përgjegjëse, siç pretendohet në lajm.

    Bëhet e qartë se pacientë të cilët po trajtohen në këtë klinikë kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe shqetësimin lidhur me gjendjen në këtë institucion shëndetësore dhe letrën do ta procedojnë në Klinikën në të cilën trajtohen, e që personat përgjegjës më pas ta dërgojnë në MSH në pamundësi që letrën ta dërgojnë vet ata.

    Lidhur me këtë shkrim reagimi ka ardhur sot nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Njoftojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë në adresën e saj, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike në asnjë prej departamenteve përgjegjëse, siç pretendohet në këtë lajm.

    Me këtë rast, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë në bashkërendim me Bordin dhe menaxhmentin e ShSKUK-së si dhe akterë të tjerë relevant, janë angazhuar në vazhdimësi për të siguruar dhe ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientet në nevojë.

    Sa i përket Klinikës së Onkologjisë, ju njoftojmë se projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme veçse është proceduar nga ShSKUK-së së bashku me investimet në aparaturat e avancuara, ndërsa punimet tashmë kanë filluar”, thuhet më tej.

    Sipas MSH-së, sipas raportimit nga Bordi i ShSKUK-së, aktualisht furnizimi me barna është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Mekanizmat menaxhues të ShKUK-së kanë shtuar angazhimin që edhe kjo përqindje e furnizimit me barna dhe material shpenzues të arrij në plotni kërkesat dhe nevojat e pacientëve tanë.

    “Investimet në Kliniken e Onkologjisë duke përfshi infrastrukturën dhe pajisjet, sipas raportit nga Bordi i ShSKUK-së, këtë vit janë në vlerë rreth 2 milionë euro.

    Po ashtu, ShSKUK është në fazën përfundimtare të procesit të rekrutimit të rreth 100 infermiereve, të cilët do të sistemohen sipas nevojave në  klinikat e QKUK-së, duke përfshirë edhe Kliniken e Onkologjisë.

    Kujdesi ndaj qytetarëve si dhe shërbimet shëndetësore janë gjithmonë prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa mbesim të përkushtuar për të përmirësuar dhe avancuar shërbimet shëndetësore përmes planifikimeve infrastrukturore, si dhe të shtimit të kapaciteteve të stafit profesional shëndetësorë”, thuhet më tej. 

    Artikuj të ngjashëm

    Klinika e Neonatologjisë për herë të parë pajiset me Autoambulancë Neonatale

    Konfiskohen 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë, arrestohet shtetasi turk

    Nga 1 shkurti nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave, MSH e vetëdijshme që fillimi do të jetë problematik

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.