Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Shprehitë e mëngjesit për të pasur funksion të mirë tretës

    09/02/2023 16:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pesë shprehi që mund t’i përfshijmë në rutinën tonë të mëngjesit duke filluar nga nesër dhe do të bëjnë mrekulli për funksionimin e duhur të tretjes.

    Është pjesa e trupit që punon shumë çdo ditë për të tretur ushqimin, për të forcuar sistemin imunitar dhe për të rregulluar humorin. Është mirë t’i kushtojmë vëmendje edhe atij, t’i tregojmë pak dashuri dhe ta ndihmojmë të funksionojë siç duhet, duke mbështetur funksionimin normal të organizmit tonë.

    Gastroenterologët ndajnë praktika efektive që kontribuojnë në funksionimin e mirë të sistemit gastrointestinal, transmeton KosovaPress.

    “Zakonet dhe sjelljet e shëndetshme të përfshira në rutinën tonë të mëngjesit vendosin tonin për pjesën tjetër të ditës dhe çojnë në sjellje më të shëndetshme në përgjithësi, të cilat gjithashtu mund të përmirësojnë shëndetin e tretjes”, vëren Dr. Aditya Sreenivasan, një gastroenterologe në spitalin Lenox Hill në New York që zbulon pesë shprehitë e mëngjesit – janë aq të lehta sa mund t’i filloni nesër:

    1– Pini një gotë ujë para kafesë. Temperatura e ujit nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme të pini ujë duke kontribuar kështu në hidratimin adekuat të trupit tuaj. Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e problemeve si fryrja e barkut, dispepsi, kapsllëku e deri te ngrënia e tepërt.

    Pozitat e preferuara gjatë fjetjes për tretje më të mirë

    2– Hani mëngjes në një kohë të caktuar. Në këtë mënyrë ju ndihmoni trupin të rregullojë një sërë hormonesh që kontrollojnë një sërë funksionesh nga disponimi deri te lëvizjet e zorrëve. Rregullsia e ngrënies së mëngjesit ndihmon në përballimin e kapsllëkut, si dhe për ata që kanë problem me zorrët e irrituar.

    3– Zgjidhni një mëngjes të pasur me fibra. Në këtë mënyrë ju do të përmirësoni mikrobiomën tuaj të zorrëve në vetëm dy javë sipas hulumtimit të publikuar në mSystems. Përveç kësaj, ju luftoni kapsllëkun. Mëngjesi ideal i Dr. Aditya Sreenivasan përmban drithëra, proteina, fruta dhe perime. Por është mirë të shmangni proshutën dhe salsiçet pasi konsumimi i shpeshtë i tyre është lidhur me inflamacionin e traktit gastrointestinal dhe është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.

    4– Bëni një shëtitje. Duke vepruar kështu, trupi juaj përfiton shëndet më të mirë të zemrës, rregullim të peshës, humor të përmirësuar dhe sistem imunitar më të fortë. Përveç kësaj, aktiviteti fizik kur është sistematik lufton edhe problemet gastrointestinale si kapsllëku dhe fryrjet.

    5– Jini të qëndrueshëm me… zorrët tuaja. Në praktikë, kjo do të thotë t’i përmbahesh një programi ditor të jashtëqitjes. Kini parasysh se mungesa e rregullt e jashtëqitjes e predispozon trupin për zhvillimin e hemorroideve.

    Artikuj të ngjashëm

    Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë që shpesh injorohen

    Forma e mirë fizike ndihmon shumë nëse jeni para një operacioni

    Kur duhet konsumuar kafeja e parë? 

    Të Fundit

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.