Lajme

Shpëtoi disa të aksidentuar në Fier, polici hero: Nuk mund ta quaj akt heroik, është akt njerëzor

Para disa ditësh një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Levan Fier.

Një veturë e kishte humbur kontrollin dhe ishte rrokullisur, derisa aty ndodheshin disa të rinj.

Vetura rrezikonte të shpërthente në flake, derisa personat që ishin të veturë mbetën të bllokuar.

E ata mundën të dalin nga vetura, vetëm falë ndërhyrjes së policit Klajdi Mustaj.

Ai në Klan Kosova tregoi për aktin heroik.

Mustaj me këtë rast u nderua edhe nga shteti shqiptar për vepren e tij.

“Nuk mund ta quajti akt heroik, mund ta quaj akt human, akt njerëzor mbi të gjitha i një punonjësi të policisë. Çdo punonjës policie mund ta bëntë një gjë të tillë, kur kemi bërë betimin para flamurit”, tha Mustaj në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

“Unë u ndodha aty dhe normalisht që do ta rrezikoja jetën time që ata qytetarë të jetonin”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button