Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shpëtohet pas 94 orëve nën rrënoja një 17-vjeçar në Gaziantep, thotë se mbijetoi duke e pirë urinën e tij

    10/02/2023 09:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një adoleshent 17-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk, Gaziantep, në orët e para të së premtes, katër ditë pas tërmetit.

    Para agimit, afër epiqendrës së tërmetit, punëtorët e shpëtimit e nxorën të riun Adnan Muhammed Korkut nga bodrumi ku ishte ngujuar që nga e hëna, raporton agjencia “Associated Press”.

    I riu buzëqeshi para anëtarëve të familjes dhe shokëve që e brohorisnin emrin e tij, dhuronin duartrokitje dhe fshinin lot gëzimi, përderisa djaloshi po nxirrej i shtrirë në një barelë.

    “Faleminderit Zotit që arrite”- tha ai, duke i përqafuar nënën dhe të tjerët që ishin përkulur për ta puthur e përqafuar, përderisa po dërgohej drejt një autoambulance. “Faleminderit të gjithëve”- u dëgjua duke thënë Adnani.

    I ngujuar për 94 orë, por jo i shtypur, adoleshenti tha se është detyruar që ta pinte urinën e vet për ta shuar etjen.

    “Kështu arrita që të mbijetoja”– tha ai.

    “Kam një bir si ti. Të betohem, nuk kam fjetur katër ditë. Betohem se nuk kam fjetur. Po përpiqesha që të të nxirrja”– i tha atij një punëtor i kërkim-shpëtimit.

    Artikuj të ngjashëm

    Ende ka shpresë, 77 vjeçarja nxirret e gjallë pas 212 orësh nën rrënoja

    Historia e pazakontë e vogëlushes: Nën rrënoja më ushqeu një burrë mjekërbardhë (VIDEO)

    Emocionuese: Njerëz nga e mbarë bota ofrohen ta adoptojnë foshnjën që lindi nën rrënoja në Siri

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.