Rruga e suksesit për afaristin e mirënjohur, Shpëtim Alaj, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani, nuk ka qenë e lehtë, përkundrazi ka patur shumë vështirësi dhe sfida. Por më punë dhe angazhim të vazhdueshëm, tani ai është një afarist i suksesshëm dhe i cili dallohet jo vetëm si një shqiptarë i suksesshëm në diasporë, por edhe për kontributin dhe angazhimin e tij në aktivitetet kulturore dhe humanitare, raporton GazetaDemos.
Shpëtim Alaj i lindur në Drenoc të Deçanit, është CEO dhe pronar i kompanisë “Zoll & Speditions Service” në Eisenach, me filiale edhe në qytetin e Erfurtit, Nordhausenit dhe Aachenit.
Për punën e tij të suksesshme në Gjermani, ai është shpallur “Afarist i vitit” në 2015 nga Bundesverband der Mittelstëndiges Ëirtschaft, kurse në vitin 2016 është zgjedhur Ambasador i Integrimit në qytetin ku jeton, dhe po fitues i çmimit prestigjioz “Unternehmen mit Kultur“ (2019), në mesin e 6000 afaristëve, e po ashtu edhe shumë çmime tjera.
Afaristi i njohur Shpëtim Alaj, është i vetmi shqiptar që bart titullin President i klubit të Bundesligës në Hendboll, në Gjermani.
Por sukseset e afaristit të mirënjohur nuk kanë të ndalur javën e kaluar Alaj ka arritur edhe një suksesë mjaft të madh, ai është zgjedhur përsëri President i klubit të Bundesligës të Hendbollit edhe për dy vitet e ardhshme. Ky është mandati i tretë që po e udhëheq këtë klub.
Pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime me 87 pro, Shpëtim Alaj zgjidhet President i klubit të Hendbollit të Bundesliges së dytë gjermane edhe për një mandat.
Në një proncim për GazetënDemos Alaj ka treguar se që katër vite ky klub është nën udhëheqjën e tij.
“Ndihem shumë i lumturë dhe shumë krenarë që ky klub ka arritur suksese mjaft të mëdha, dhe më kanë besuar edhe një mandat që unë të jem Presidenti i i klubit të Hendbollit të Bundesligës së dytë gjermane. Ta kesh këtë titull duhet mjaft punë dhe përgjegjësi, andaj me asnjë votë kundër dhe pa abstenime me 87 vota pro, edhe për një mandat do të jem president i këtij klubi.” ka potencuar Alaj për Demos.
Kujtojmë se në klubet e Bundesligës në Handboll në Gjermani deri më tani, nuk ka pasur ndonjë të huaj si President, pra Shpëtim Alaj është presidenti i parë shqiptar që e udhëheq këtë klub.
Përmes një postimi në Facebook ai ka falënderuar anëtarët të ThSV Eisenach për besimin e rinovuar në udhëheqjen e klubit edhe për dy vitet e ardhshme.
“Faleminderit shumë anëtarëve të ThSV Eisenach për besimin e rinovuar në udhëheqjen e klubit tonë për dy vitet e ardhshme! Është nder shumë i madh për mua/ne por edhe përgjegjësi e madhe. Së bashku qëndrojmë për paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë.. kështu suksesi është i garantuar. Faleminderit” ka shkruar Alaj në Facebook. /GazetaDemos/