Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media në një konferencë të jashtëzakonshme pas shpërthimit në në veri të vendit, kryesisht në Zubin Potok, shpërthim ky i cili ka dëmtuar një kanal që furnizon dy termocentralet e Kosovës, raporton GazetaDemos.
Kurti deklaroi se beson që ky sulm, të cilin e quajti edhe terrorist, vjen nga Serbia.
“Jemi mbledhur për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste e dashakeqe që po vijojn të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor. Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në stacionin policor në Zveçan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit, e sonte ishte edhe akti më i rëndë, ku me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i Ibër Lepencit prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë”, tha Kurti në fillim të konferencës.
Vijon, pas pak…