Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shpërthim në Kabul, 8 viktima

    05/08/2022 22:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një bombë e fshehur në një karrocë të ngarkuar me perime shpërtheu në Kabul më 5 gusht, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 18 të tjerë në një zonë të banuar kryesisht nga komuniteti mysliman shiit në Afganistan.

    Karroca ishte e parkuar në një zonë ku banorët blejnë ushqime, tha Khalid Zadran, zëdhënësi i emëruar nga talibanët në policinë e Kabulit.

    Zadran fillimisht raportoi se dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi, duke thënë se ngjarja ndodhi në një zonë me civilë.

    “Edhe një herë, armiku kreu një sulm në [ditët e shenjta] dhe vrau civilë të pafajshëm”, tha Zadran pasi raportoi përditësimin mbi numrin e viktimave. Ai shtoi se ka nisur një hetim mbi ngjarjen.

    Lagjja e Kabulit ku ndodhi shpërthimi është e banuar kryesisht nga anëtarë të komunitetit etnik Hazara, të cilët janë kryesisht myslimanë shiitë.

    Shiitët në Afganistan aktualisht po kremtojnë 10 ditët e para të muajit të shenjtë islamik të Muharremit, i cili kulmon në ditën e Ashurës më 8 gusht, kur besimtarët mblidhen në xhami dhe marrin pjesë në falje.

    Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës me bombë në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin Telegram.

    Megjithëse numri i sulmeve të dhunshme publike në të gjithë vendin ka rënë që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, grupi ekstremist IS ka vazhduar të shënjestrojë popullsinë shiite.

    Talibanët filluan një fushatë kundër selisë së IS-it në lindje të vendit pasi ata morën pushtetin. Një përleshje me armë në kryeqytetin e Afganistanit më 3 gusht në një lagje tjetër shiite shkaktoi të paktën pesë viktima, përfshi dy oficerë policie talibanë.

    Përplasja me armë shpërtheu pasi policia nisi një operacion kundër një strehe në lagjen Karti Sakhi në Kabulin perëndimor të populluar nga shiitët. Oficerët vranë të paktën tre nga të armatosurit, për të cilët Zadran tha se ishin militantë të Shtetit Islamik-Khorasan (IS-K)./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.