Shpërthen zjarri në Biraq, Bali Muharremaj në vendngjarje bashkë me zjarrfikësat VIDEO

Që nga orët e mesditës ka filluar një zjarrë në zonën në mes fshatit Sllapuzhan dhe Biraq.

Bashkë me zjarrfikësat në vendngjarje ka dalë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Gjatë këtij muaji në vazhdimësi kemi raportuar për përfshirje nga zjarri të shumë maleve në vend, herë si pasojë e temperaturave të larta e herë të ‘ndihmuara’ nga pakujdesia e njerëzve.

Reklama