Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shpërthen vullkani Laki-Laki

    20/03/2025 23:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një vullkan në Indonezinë lindore, në ishullin turistik Flores, shpërtheu sërish të enjten mbrëma, duke detyruar autoritetet të ngrenë nivelin e alarmit në maksimum.

    Shpërthimi i vullkanit Levotobi Laki-Laki 1703 metra i lartë zgjati 11 minuta e 9 sekonda. Hiri që u hodh arriti një lartësi prej 8,000 metrash mbi majën e tij, tha agjencia indoneziane e vullkaneve.

    Shpërthimi filloi në orën 22:56 me orën lokale. Deri më tani nuk raportohet për dëme në fshatrat fqinjë, por shërbimi paralajmëroi banorët se ekziston rreziku i baltës vullkanike për shkak të reshjeve të mëdha.

    Shpërthimi u shoqërua me goditje të forta që u dëgjuan deri në qytetin Maumere, i cili ndodhet më shumë se 80 kilometra nga vullkani, si dhe në rajonin Larantuka, 50 km larg, në perëndim të malit.

    Autoritetet kanë ndaluar hyrjen në një rreze prej 7-8 kilometrash rreth vullkanit. Laki-Laki Levotoby u riaktivizua nëntorin e kaluar. Më pas, nëntë persona u vranë, dhjetëra fluturime ndërkombëtare për në ishullin turistik Bali u anuluan dhe mijëra banorë u detyruan të largoheshin nga fshatrat e tyre. Emri “Laki-Laki” do të thotë “burrë” në indonezisht. Laki-Laki ka gjithashtu një vullkan “binjak”, por më të qetë, emri i të cilit do të thotë “grua”

    Artikuj të ngjashëm

    Spektakël lave, vullkani Kilauea shpërthen sërish

    Lava e vullkanit në Spanjë edhe në oqean

    Të Fundit

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.