‘Shpërthen’ debati në internet mes Duda Baljes e deputetës së VV-së: S’dinë asgjë, komplekset e tua do të shkatërrojnë
Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni pas talljes së saj lidhur me ofertën e punës si mësimëdhënëse, raporton GazetaDemos.
“Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda”, tha Kryeziu, teksa Balje në reagimin e saj i kundërpërgjigjet duke i thënë se komplekset e saj do ta shkatërrojnë.
“Dhe tani si, me të gjithë ata kolegë që nuk dinë (pothuajse asgjë) por që do të donin shumë ta dinin a duhet t’i shpjegoj një nga një apo duhet të kërkoj një takim të përbashkët me të gjithë?
P.S. Kjo duhet të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur sepse është kaq e rëndësishme për mua se çfarë mendojnë ata, sa nuk mund ta imagjinosh…Mos vet!!!!! Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë. Arbëreshë Kryeziu Hyseni”, tha ajo.