sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shpërthen bomba në Suhodoll të Mitrovicës, shoferi: Askujt s’i kam borxh

    05/07/2021 12:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një bombë rreth orës 13:30 ka shpërthyer brenda një veture në Suhudoll të Mitrovicës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

    Bomba shpërtheu në automjetin Volkswagen. Shoferi i këtij automjeti, Bekim Aliu ka thënë për KP se dikush ia ka vënë bombën automjetit në rrotën e pasme dhe në momentin kur ai është nisur, ajo ka shpërthyer.

    “Nuk e di kush e ka bërë, askujt borxh s’i kam. Shyqyr kam shpëtu dhe vetëm xhamat më janë thyer”, ka thënë Aliu.

    Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se deri tani nuk dihet motivi dhe as autori i këtij incidenti.

    “Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje”, tha Hoti.

    Artikuj të ngjashëm

    Alarme për bomba në 75 shkolla në Serbi

    Alarme për bomba në tri shkolla në Serbi

    Vazhdojnë alarmet për bomba në Maqedoni të Veriut, nxënësit ankohen për humbje të orëve

    Të Fundit

    Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Ushtarët e KFOR-it ‘shtyhen’ me serbët në tërheqjen e litarit

    Liqeni – Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.