Gjatë ditës është raportuar për kushtet jo të mira brenda objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Burime brenda kësaj Ministrie kanë treguar për mediumin se si pasojë e shpërthimit të gypave të ujit kate më lart, në një nga zyret brenda objektit ka rënë tavani.
I njëjti burim thotë se mbeturinat dhe kundërmimi brenda objektit të Ministrisë së Kulturës janë të padurueshme.