Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka krahasuar qeveritë e kaluara me qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.
Ahmeti ka publikuar një fotografi të picës dhe ndarjen e saj në tri pjesë të mëdha ose tetë pjesë të vogla që nënkupton se sasia mbetet e njëjtë.
Ahemti ka aluduar se qeveritë e kaluara dhe Qeveria e tanishme nuk dallojnë.
“Majtas: qeverite e kaluara Djathtas: qeveria sot P.s. Hajgare pak, mos u nxeni”, ka shkruar ai.
Duhet përkujtuar që pas përfundimit të mandatit, Shpend Ahmeti është duke vazhduar të flasë për komunat dhe Qeverinë e Kosovës madje shpesh herë edhe duke bërë shaka.
Majtas: qeverite e kaluara
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) January 13, 2022
Djathtas: qeveria sot
P.s. Hajgare pak, mos u nxeni! pic.twitter.com/16bqpVFD0c