Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë 

    16/11/2024 19:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën Katolike Shqiptare dhe besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe Kosovë pasi dy klerikët, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, u shpallen martirë.

    At Luigj Palaj, Paliq prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkodër, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian, u shpallen martirë ditën e sotme duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë.

    Mesha e Shenjtë u mbajt sot në orën 10:00 nën drejtimin e të dërguarit të posaçëm të Papa Franceskut, eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro

    Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.

    Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe. Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë.

    Nga ana tjetër, Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit, Ernest Troshani dhe arqipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.

    Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë në këtë moment historik./RTSH

    Artikuj të ngjashëm

    Disa banorë të Shalës së Bajgorës konvertohen në fenë katolike

    Imami Musliu me kunja për të konvertuarit në katolikë, përdor një satirë me gomarë

    Të Fundit

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    KQZ-ja vjen me njoftim të rëndësishëm për votuesit nga këto katër komuna

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.