Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shoqata për Kërkim e Shpëtimit përfundon operacionin për të riun që ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

    08/06/2025 20:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ka përfunduar operacioni emergjent në Komunën e Kaçanikut, i cili, për fat të keq, ka rezultuar me humbjen e jetës së një personi.

    Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e shpëtimit kanë realizuar tërheqjen e trupit të pajetë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse.

    “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së viktimës,” thuhet në komunikatën e Shoqatës.

    Ideal Halabakut, 22-vjeçar nga Pozherani, humbi jetën pas një aksident që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku dyshohet që pasë aksidentit ka rënë poshtë urës.

    Telegram ngushëllimi për vdekjen e tij ka dërguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halili, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halabaku.

    “Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë.

    Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin.”, ka shkruar ai

    Të Fundit

    Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit 

    Shoqata për Kërkim e Shpëtimit përfundon operacionin për të riun që ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Dobësimi politik i Kosovës, infermierja flet pas ndalimit nga policia serbe kufitare: Diçka po ndodh së fundmi!

    Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni nuk lahen me ‘flamurin kuq e zi’ 

    Videoja bëhet virale: Shqiptari puth gazetarin serb në transmetim “live” para stadiumit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.