Shoqata për mbrojtjen e pacientëve kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Vitia

Për të tretën ditë me radhë, rekordet me të infektuar thyhen një pas një në vendin tonë. Mbi 2 mijë të infektuar brenda ditës në Kosovë, derisa institucionet po qalojnë në luftimin e pandemisë.

Për këtë arsye, Organizata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tyre, Ministri Vitia tashmë mendjen e ka te Prishtina dhe jo te menaxhimi i Pandemisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Na duhet një ministër shumë energjik, pragmatik dhe që di t’i jap zgjidhje problemeve që janë shtresuar në shëndetësi. Prandaj është e udhës që Ministri Vitia të jap dorëheqje dhe të largohet nga sistemi shëndetësorë.”, ka thënë Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra.

Në anën tjetër, Minsitri Vitia ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje akoma dhe se këtë post do ta mbajë deri në prag të zgjedhjeve.

“I gjithë fokusi im do të jetë në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa të ketë rezultate të mira me pandeminë. Jo, nuk do të jap dorëheqje por duhet ta keni parasysh që 17 tetori nuk do të më gjejë si ministër i shëndetësië.”, ka thënë Vitia.

Ditë më parë dorëhqjen e Ministrit Vitia e ka kërkuar edhe organizata AVONET.

Reklama