Lajme

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve i reagon ashpër Nefail Maliqit: Dëshmorët janë të shenjtë, kush i fyen, përballet me pasoja

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Dega Malishevë, i ka reaguar ashpër Nefail Maliqit, për fyerjen e rëndë, të qëllimshme dhe të përsëritur ndaj dëshmorëve të Kombit Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, transmeton DEMOS.

“Këto deklarata përbëjnë cenim të rëndë të dinjitetit kombëtar, nxitje për përçarje dhe poshtërim publik të sakrificës së luftës çlirimtare. Askush nuk ka të drejtë të tallet me gjakun e derdhur për lirinë që sot e shijon.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

SHOQATA E FAMILJEVE TË DËSHMORËVE

DEGA MALISHEVË

REAGIM DHE PARALAJMËRIM PUBLIK

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Dega Malishevë, reagon me forcë maksimale dhe lëshon PARALAJMËRIM ZYRTAR ndaj Nefail Maliqit, për fyerjen e rëndë, të qëllimshme dhe të përsëritur ndaj Dëshmorëve të Kombit Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi.

Le të kuptohet qartë nga të gjithë:

Kjo është vijë e kuqe.

Dëshmorët janë të shenjtë.

Kush i fyen, përballet me pasoja.

Këto deklarata përbëjnë cenim të rëndë të dinjitetit kombëtar, nxitje për përçarje dhe poshtërim publik të sakrificës së luftës çlirimtare. Askush nuk ka të drejtë të tallet me gjakun e derdhur për lirinë që sot e shijon.

Kjo nuk është kërcënim i paligjshëm ,

është paralajmërim i drejtë dhe i domosdoshëm se fyerja ndaj dëshmorëve nuk kalon pa përgjigje.

Familjet e dëshmorëve nuk frikësohen, nuk heshtin dhe nuk falin përbuzjen.

Kujtesa historike është më e fortë se çdo koment i ulët.

RESPEKTONI DËSHMORËT, OSE MBANI PËRGJEGJËSI PËR FJALËT TUAJA.

LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT!

LAVDI MUJË KRASNIQIT!

LAVDI BEQIR GASHIT!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button