Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Shoki jem herët na le”, i arrestuari që s’ia dha ndihmën 26-vjeçarit, mbrëmë shprehej i mërzitur për ikjen e tij

    08/07/2024 17:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person pas rastit tragjik në Prizren dy ditë më parë, ku një person humbi jetën pasi u ther me thikë nga një person. Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë dhe nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra duke vdekur pas disa orësh në QKUK

    Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren, ka bërë të ditur përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar shqiptar).

    Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari i dytë është: H.B.

    “Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186, pargrafi 5, Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana në Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “I dyshuari ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B”, thuhet tutje në njoftim.

    Por, Brcanin, që në Facebook, mban mbiemrin Sekiraqa, ka komentuar mbrëmë në lajmin e Gazetës Sinjali për vdekjen e 26-vjeçarit, Auron Thaqi.

    Aty ai ka shprehur dhimbjen për “humbjen e shokut të tij”, duke shkruar “shoki jem herët na le”, ndërsa është lutur që i ndjeri të shpërblehet me “xhenetin Firdeus”.

    Një ditë pas këtij komenti ai është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    Artikuj të ngjashëm

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Vdekja e qytetarit në aksident, kryetari i Lipjanit del me një thirrje

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.