Lajme
Shoferi i kamionit dyshohet se pësoi sulm kardiak në Podujevë

Pasditen e së hënës, një kamion me targa serbe ka goditur disa vetura në oborrin e qendrës tregtare ETC në Podujevë.
Burime të Raporto24 bëjnë me dije se menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejtë, ndërsa raportohet për disa persona të lënduar.
Sipas dëshmitarëve, dyshimet e para janë se gjendja shëndetësore e shoferit është përkeqësuar papritur, dhe se ai dyshohet të ketë pësuar një atak kardiak në momentin e aksidentit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar që nga ky aksident një person ka ndërruar jetë