Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Shkupi dhe Ballkani sonte masin forcat në play-off Conference League

    18/08/2022 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Shkupi dhe Ballkani do t’i masin forcat sot, më fillim nga ora 21:00, në kuadër të Conference League.

    Të dyja skuadrat tashmë e kanë arritur fazën e play-offit në këtë kompeticion

    Bëhet fjalë për një takim me historinë pasi si kampionët e Maqedonisë së Veriut ashtu dhe ata të Kosovës kanë për herë të parë shansin për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni europian të përmasave të tilla.

    Për këtë arsye pritet një derbi i zjarrtë, në një sfidë ku nuk mungojnë edhe protagonistë të njohur të kampionatit Shqiptar, sidomos te Ballkani, duke nisur nga Ilir Daja, që pas titullit kampion në Kosovë kërkon të përsërisë një arritje si ajo me Skënderbeun, ku shkoi në grupet e Europa League, Përveç trajnerit kryeqytetas, në radhët e Ballkanit militojnë dhe Stivi Frashëri, Nazmi Gripshi, e Rustem Hoxha, teksa së fundmi kanë marrë dhe ishin e Lacit, Zarubica.

    Shkupi ndërkohë, e etiketuar si skuadra nga Çairi, është krenaria e Shvercerave, një prej tifo grupeve gjithmonë prezent, edhe në sfidat e Kombëtares Kuqezi, me prani të ndjeshme në vendin tonë edhe falë marrëdhënieve vëllazërore me Tirona Fanatiks. Për sa i përket ecurisë së kësaj vere Shkupi vjen në këtë fazë pasi u eliminua në Europa League përballë irlandezëve të Shamrock Rovers, teksa më parë në Champions nuk mundën të kalonin as Dinamon e Zagrebit.

    Për bardhekaltërit nga Cairi, është një motiv më shumë për të gjetur frymëzimin ekstra për një arritje madhore. Po kaq të motivuar janë edhe te Ballkani, ku kualifikimi edhe pse dramatik nga pika e bardhë e 11-metërshave ndaj Klasvijk në Ishujt Faroe rrit edhe më shumë entuziazmin përpara sfidës më të rëndësishme të sezonit.

    Interesant është fakti se Shkupi dhe Ballkani u përballën këtë verë edhe në një miqësore në mesin e qershorit, takim ku triumfoi skuadra e Ilir Dajës me rezultatin 2-0, por gjithsesi këtë herë gjërat janë ndryshe, pasi ka kaq shumë në lojë, dhe kjo është një sfidë e tëra e hapur.

    Artikuj të ngjashëm

    Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme të Conference League

    Finalja i solli 140 milionë euro Shqipërisë, këto janë përfitimet ekonomike të ndeshjes së “Conference League”

    Plas sherri në Tiranë mes holandezëve dhe shqiptarëve (VIDEO)

    Të Fundit

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë

    Ukraina po planifikon sulme të reja thellë brenda Rusisë – thotë Zelensky

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.