Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shkup: Keqtrajtoi një trevjeçar në çerdhe, nisin hetimet për kujdestaren

    09/02/2024 15:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kanë nisur hetimet për një kujdestare 32-vjeçare të një kopshti fëmijësh në Shkup.

    Prokuroria Themelore Publike atje, njofton se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale në vazhdimësi – “Moskujdes dhe keqtrajtim i fëmijës”.

    “Në periudhën kohore 2022-2023, e punësuara e dyshuar në një kopsht në Radishan ka ushtruar dhunë mendore dhe fizike në disa raste ndaj një fëmije tre vjeçar, i cili frekuentonte çerdhen. Ajo iu drejtua fëmijës me fjalë fyese, e tërhoqi zvarrë dhe ia tërhoqi flokët, kështu ai ka vuajtur nga një frikë dhe stres i madh, që ka sjellë si pasojë humbjen e të folurit dhe frikën për të shkuar në kopsht”, thuhet në njoftim.

    Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave ndaj të dyshuarës: ndalimi për t’u larguar nga vendbanimi, detyrimi i të dyshuarës për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror, konfiskimi i përkohshëm i lejes së udhëtimit, ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, d.m.th. ndalim për dhënien e tij, ndalim të vizitës në kopsht dhe të gjitha objektet që janë pjesë e të njëjtit kopsht, ndalim për afrimin ose vendosjen, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve ose marrëdhënieve me fëmijën e dëmtuar, me prindërit dhe me dëshmitarët, si dhe ndalimin e ndërmarrjes së disa aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale, përkatësisht largimit nga vendi i punës, njofton Zhurnal.mk,

    Artikuj të ngjashëm

    Të shtëna me armë në Shkup, një i plagosur dërgohet në spital, dëmtohen disa dyqane e vetura

    Shkupi nderon viktimat e tragjedisë në Koçan – parulla, qirinj e buqeta lulesh në sheshin e qytetit

    Protestë në Shkup, qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Koçan 

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.