LajmeZgjedhjet 2025

Shkumbin Demaliaj pritet me entuziazëm në Carrabreg të Epërm, prezanton programin zgjedhor të “Iniciativës Demokracia”

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit, kandidati për kryetar të Deçanit nga Iniciativa Demokracia, Shkumbin Demaliaj, u prit me entuziazëm nga banorët e fshatit Carrabreg i Epërm.

Gjatë tubimit, Demaliaj bashkëbisedoi me qytetarët dhe prezantoi pikat kyçe të programit zgjedhor, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe qeverisjen transparente e me integritet.

“Si në çdo tubim tjetër, edhe sonte në fshatin Carrabreg të Epërm u pritëm me entuziazëm.

Me banorët të këtij fshati disktuam programin tonë zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit.

Të gjithë qytetarët e Deçanit tashmë e dinë se Iniciativa Demokracia me kryetar z.Shkumbin Demaliaj, është alternativa për qeverisjen e ardhshme.

#IniciativaDemokracia #DemokraciaDecan #ShkumbinDemaliaj”, shkroi Demalijaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button