Në Deçan është përkujtuar dëshmori Jakum Demaliaj, në 26 vjetorin e rënies.
Vëllau i tij, ish-deputeti Shkumin Demaliaj, në këtë përvjetor tha se ushtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për një Kosovë të tillë.
Ai ka thënë se është obligim i të gjithë të gjallëve ta çojnë në vend amanetin e dëshmorëve, duke e zhvilluar Kosovën, e duke e anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.