Katër policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Charlotte, Karolina e Veriut. I vdekur ka mbetur edhe autori, njoftoi policia lokale.
Johnny Jennings, kreu i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, tha se tre oficerë policie ishin anëtarë të task-forcës amerikane dhe i katërti ishte Joshua Eyer, i cili shërbeu në forcën e policisë për gjashtë vjet.
“Sot është një ditë tragjike për qytetin e Charlotte dhe për policinë. Ne humbëm heronj që donin vetëm të mbronin komunitetin tonë”, tha Jennings.
Policët u vranë teksa po shkonin për të kryer një urdhër arresti për një kriminel të dënuar, raporton CNN.
Ata arritën në shtëpinë ku ishte i dyshuari, kur ai filloi të qëllonte mbi ta, tha Jennings. Ata iu përgjigjën të shtënave dhe i dyshuari u vra në oborr.
🚨 Tragic news from Charlotte, NC: 3 officers have lost their lives in an active shootout. Out of 7 law enforcement officers shot, 3 are confirmed deceased, with 4 receiving medical treatment. Our thoughts are with all affected. #Charlotte #NorthCarolina #CPMD #CharlotteAustin… pic.twitter.com/SiKbfrzmSy
— WorldNews (@FirstWorldNewss) April 29, 2024