Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Shkrimi që nuk do të doja ta shkruaja për gjërat që dihen rreth Gjykatës Speciale në Hagë dhe inatet personale të individit

    09/08/2025 10:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Bedri Halimi

    SHKRIMI QË NUK DO TË DOJA TA SHKRUAJA PËR GJËRAT QË DIHEN RRETH GJYKATËS SPECIALE NË HAGË DHE INATET PËRSONALE TË INDIVIDIT

    1

    Dihet se si filloi formimi i Gjykatës Speciale në Hagë.

    Dihet si u formua.

    Dihet trysnia e Hashim Thaçit ndaj deputetëve të PDK-së për formimin e kësaj Gjykate.

    Dihet kush e ka votuar Gjykatën Speciale.

    Dihet kush nuk e ka votuar Gjykatën Speciale.

    Dihet edhe kush ka abstenuar në votim të kësaj Gjykate.

    Deri këtu besoj jemi në rregull!

    E dimë se a duhej votuar apo nuk duhej votuar kjo Gjykatë, sepse vetë koha tregoi se kush kishte të drejtë dhe kush e kishte gabim.

    Po, gabim e kishte Hashim Thaçi.

    A jemi dakort?

    2.

    E tash të shohim kronologjikisht:

    E nisi, Serbia e Rusia, dhe e gjetën një njeri me emrin Dick Marty, të cilit ja varën kambanën në qafë.

    Doli Dick Marty në ekspozenë e vet para deputetëve të Parlamentit Evropian, potencoi se UÇK-ja paska kryer krime ndaj serbëve dhe se madje paska pasur edhe trafikim me organe të qytetarëve serbë. Një akuzë e tillë, e sajuar mire e me plan, ra si bombë e befasishme para deputeteve të asamblesë të Këshillit të Evropës.

    Akuzat për trafikim organesh e lanë pa tekst çdo njeri normal në botë.

    Akuzat për trafikim organesh për palën shqiptare ishin aq brutale dhe aq të pavërteta, sa që kjo gjë bëri që pala shqiptare edhe si arsyeshmeri por edhe si domosdoshmëri të pranonte hetimin.

    Për tu heq dilemat e krijuara qëllimisht.

    Dhe hetimi u bë.

    Doli që s’ka pasë trafikim organesh.

    3

    Njerëz të UÇK-së, u arrestuan me akuzën dhe dyshimet gjoja të krimeve të pjestarëve të UÇK-së.

    Ata që janë burgosur, shumëkush i quan krerët e UÇK-së, por ka edhe të tillë që e mohojnë të kenë qenë krerë udhëheqës të UÇK-së.

    Ata që e mohojnë përkatësinë e tyre si krerë, për cilëndo arsye, për një moment edhe ne hipotetikisht po pajtohemi me ta.

    Ata që janë arrestuar, të paktën janë arrestuar edhe si pjestarë të UÇK-së (po pranojmë se nuk janë krerë si thonë ata).

    Apo jo?

    Pra, a janë ata që u arrestuan pjestarë të UÇK-së?

    Sërish mund të gjendet dikush e të thotë, nuk janë as pjestarë të UÇK-së.

    Këta që e mohojnë të qenunit e tyre si pjestarë të UÇK-së, a mund ta pranojnë faktin se Gjykata e Hagës të gjithë këta që i ka arrestuar, i ka arrestuar si pjestarë të UÇK-së?

    Apo jo?

    Nese jo, atëherë këta që mendojnë se nuk janë pjestarë të UÇK-së, le tu shkruajnë edhe Gjykatës Speciale se nuk janë pjestarë të UÇK-së, në mënyrë që mos t’i mbajnë kot në paraburgim.

    Po!

    Ka njerëz që mendojnë se këta nuk janë pjestarë të UÇK-së, por janë kriminel.

    Po si mund të jenë involvuar atëherë këta në UÇK?

    Nuk po bëjmë pyetje, se ku ishin këta mohues të këtyre gjatë luftës dhe se vet a kanë qenë në UÇK?

    Këta inatçorë, a mund ta pranojnë faktin se ka pasur luftë në Kosovë?

    A mund ta pranojnë faktin se dikush nga ata që janë në Hagë kanë qenë edhe në procesin e Rambujesë?

    A mund të mohohet fakti se Kosova është shpallë shtet i pavarur më 17 shkurt 2008?

    Dikush mund t’i nxjerr tash dhe të na sjellë citate se si ka qenë e planifikuar të mbetet Kosova në dokumentet fillestare të Rambujesë.

    Etj etj.

    Edhe këtu, kushtimisht po pajtohemi me kritikuesit.

    Pa asnjë analizë të rrethanave.

    Por si doli rezultati pastaj?

    Dikush thotë se i ra bingo Kosovës për shkak të refuzimit të Millosheviqit.

    Ok.

    Është kështu si thonë ata.

    Por rezultati pastaj si doli?

    Në favor të Kosovës apo jo!

    Dhe jo vetëm kaq!

    Në katërshen e të arrestuarve në Hagë ndodhën:

    Hashim Thaçi, i cili kishte detyrën e Kryeministrit të Kosovës, të Ministrit të Punëve të Jashtme, dhe të Presidentit të Kosovës.

    Jakup Krasniqi, i cili ishte Kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës.

    Kadri Veseli, gjithashtu ishte kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës.

    Rexhep Selimi ishte kryetar i Grupit Parlamentar të partisë së VV-së.

    Pra, këta përsona, janë marrë si pjestarë të UÇK-së, apo jo?

    Këta përona të burgosur, që i kanë marrë në Hagë, me vete ata i kanë marrë, edhe biografitë e tyre, ku i kanë edhe postet më të larta politike.

    Apo jo?

    Në Hagë pra, ndodhen edhe postet politike: Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, deputeti dhe shefi i Grupit parlamentar i partisë më të madhe aktualisht.

    A duhet pajtuar me këtë gjë?

    4.

    Gjykata Ndërkombëtare për Krime të luftës, nuk arrijti me e denu Presidentin e Serbisë. Ai me vete i kishte të gjitha postet politike më të larta shtetërore.

    U shpëtua pa u ndëshkuar shteti, edhe pse dihej botërisht se Millosheviqi ishte shkaktar i të gjitha luftërave në ish Jugosllavi.

    5.

    Dikush, nga inati, përseri do të thoshte: punë e madhe, edhe nëse i denojnë.

    Madje nga urrejtja e madhe edhe kanë shkruar e shprehur kënaqësi për një mundësi të tillë.

    E kuptojmë se ndojnë nga ata që shkruajnë në mënyrë kritike, për veprimtarinë politike të të arrestuarve në Hagë, mund të kenë edhe arsye e fakte përsonale. Por në këtë rast, të tillët do të duhej ta tejkalonin veten dhe të mos tregojnë trimëri duke u mëshuar në gjendje të shtrirë atyre në Hagë.

    Nuk është trimëri kjo gjë!

    Apo jo?

    Nuk është as burrëri kjo gjë!

    A është njerëzore, nuk e di. Varet kush me çka e mat njerëzoren. Dhe sa mund ta tejkalojnë personalen.

    Pajtohem që kanë bërë gabime të ndryshme.

    Madje kanë bërë gabime të shumta.

    Pra jo të pakta.

    Por të gjitha këto nuk kanë të bëjnë me çeshtjen e luftës.

    Prandaj, nuk pajtohem që ata të dënohen me çdo kusht në Hagë.

    Ata që i kanë përcjellur proceset e gjykimit, kanë mundur të dëgjojnë shumëçka, deri edhe në përmasa qesharake.

    Të gjithë ata që po shkruajnë kundër atyre që janë në Hagë: inatet përsonale nuk i kanë tejkaluar.

    Për hirë të inateve përsonale, me e pa arsye, nuk janë në gjendje ta mendojnë se Kosova humb apo fiton me dënimin e supozuar të tyre?

    6.

    Po! E di, që kjo logjikë inatçore, mundohet të thotë: se këta janë individë, e nuk janë UÇK-ja. Bile – ka që thonë – se duke dhënë përgjegjësi individuale (edhe në Hagë pra) do të pastrohet UÇK-ja!

    Por, Dick Marty dhe ata që ja kanë ofruar dëshmitë Dick Martit, ja kanë ofruar për ta pastuar UÇK-së, apo për ta njollosur UÇK-në?

    Sa i përket inateve politike, nuk ka nevojë të gëzohet askush, e as të frikësohet, sepse duket qartë, se një nga qëllimet ishte edhe menjanimi i tyre prej skenës politike nga ndërkombëtarët (po supozoj).

    Dhe jo vetëm kaq!

    Kjo Gjykatë pos tjerash duket se qëllimin e ka politik, për ta njollosur përmbajtjen e luftës së pastër të UÇK.

    Kjo UÇK, ishte çfarë ishte. Kishte plotë të meta, sa të doni thoni e numëroni.

    Por megjithatë, në historinë e popullit shqiptar në Kosovë, në përmasa të tilla, nuk ishte e organizuar asnjë formacion ushtarak.

    PO! Me argat, me argat, po dolën disi në njëfarë bregu.

    Apo jo?

    S’ka asnjë formacion, pra që ja ka kaluar UÇK-së. (Çeshtja e LNÇ-së, në Luftën e Dytë Botërore kishte dimenzione më të mëdha në nivel ndërkombëtar dhe dihet si shkuan punët)

    7.

    Po edhe diçka!

    Secili edhe nga ata që vazhdojnë të shkruajnë kundër atyre që janë në Hagë, praktikisht le ti përgjigjen vetës së tyre: Pse e mbajnë këtë qëndrim metafizik?

    Pastaj, lufta ka ndodhë bre tashmë!

    Është krye ashtu siç është krye.

    Koha ishte për të marrë pjesë në luftë.

    Kush pati guxim e mundësi u kyq, në mënyrën që diti e që mundej.

    A ka në mesin e këtyre kritikuesve, të tillë që nuk ishin në UÇK?

    Po, ka!

    8.

    Askush nuk po bën akuzë pse dikush nuk ishte në radhët e UÇK-së.

    Por të paktën, edhe nëse nuk ndihmon me asgjë sot, atëherë mos të pengojnë duke u shërbyer sërish me inate e duke e bërë kështu inatin më të fortë se takatin.

    9.

    Pastaj për çështje të brendshme, është tjetër temë e tjetër muhabet.

    Secili le të merret me drejtimin e vet.

    Haga pra është realitet!

    Është mirë për Kosovën ata të dënohen apo jo? Cili është roli praktik në shoqëri i secilit në secilën kohë që e jeton?

    Glauk Konjufca, ishte në Hagë ku pas vizitës që u bëri atyre që u bëri, deklaroi:

    Kjo Gjykatë nuk i jep llogari askujt!

    Kjo u pa pastaj edhe me shumë, me një varg shkeljesh të të drejtave elementare njerëzore, që disa prej tyre i ka treguar qartë Nasim Haradinaj.

    A duhet të pajtohemi me këtë gjendje?

    Sërish kritikuesit do të thonë: mirë e kanë se vet e votuan?

    Dhe kjo punë për inatçorët është ktheje ka ta kthesh, prap ta bësh muhabetin e meseles së morrit.

    10.

    E kuptojmë se është gabimi i politikës sonë, pra i atyre që na përfaqësuan dhe e bënë gabim, por a duhet të bëjmë përpjekje për ta përmirësuar gabimin, apo të bëjmë përpjekje për të qëndruar në suazat e këtij gabimi?

    Së fundi edhe diçka: Përderisa Serbia me Drecunin, Batiqin, pastaj Bllacën e dreqin e të birin, po përpiqet për t’i shpallur fajtorë apo për tu ndihmuar këtyre në Hagë?

    Përderia orientimi i Serbisë në këtë pikë dihet, atëherë ky orinetim i Serbisë duhet të jetë busollë orientimi për secilin shqiptar.

    Edhe për inatçorët.

    E kjo është: rreshtimi në të kundërtën e asaj që e dëshiron Serbia.

    Nuk i bën nderë kjo punë askujt, që vazhdon të trumbeton duke e bluar trashë muhabetin për Hagën.

    As atyre që nuk kanë shkuar për t’i vizituar.

    Lufta politike është diçka tjetër.

    Dinjiteti i institucioneve shtetërore është tjetër gjë.

    Dhe në këtë rast nuk po kërkohet asgjë më shumë: të veprohet ashtu si do të vepronin për shembull anglezët, gjermanet, italianët, francezët etj në vendin e tyre dhe njerëzit e vendit të tyre.

    As më shumë e as më pak!

    Çdo punë që ta bësh, bëre me mend dhe mendoje fundin.

    Dhe fundi për miqtë e mi inatçorë do të dëshiroja të ishte:

    Të mos i kthehen kurrë meseles së morrit lidhur me Hagën dhe të burgosurit shqiptarë në Hagë.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump e ngucmon Presidentin e Azerbajxhanit: Qe sa je në pushtet? Aliyev: Qe 22 vjet

    Rrahen gratë mes vete në Gjakovë – dy bëhen për spital, dy të tjera arrestohen

    Burri dhe vjehrrija e rrahin nusën në Lipjan – viktima merr ndihmë mjekësore

    Të Fundit

    Trump e ngucmon Presidentin e Azerbajxhanit: Qe sa je në pushtet? Aliyev: Qe 22 vjet

    Shkrimi që nuk do të doja ta shkruaja për gjërat që dihen rreth Gjykatës Speciale në Hagë dhe inatet personale të individit

    Rrahen gratë mes vete në Gjakovë – dy bëhen për spital, dy të tjera arrestohen

    Burri dhe vjehrrija e rrahin nusën në Lipjan – viktima merr ndihmë mjekësore

    Arrestohen tre persona në “Muharrem Fejzë”, Policia iu gjen drogë dhe armë zjarri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.