Shkon në mbi 900 numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë, 35 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 929 pacientë janë të shtrir sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, 723 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

688 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

22 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

929 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

723 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

688 me oksigjeno-terapi

35 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 125 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426  prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 118 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 121 pacientë

– Spitali i Pejës, 140 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 110 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 70 pacientë

Reklama