Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për familjen Hoxha nga Rahoveci, pasi humben më të dashurin e tyre, 20-vjeçarin, Anid Hoxha, raporton GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili dha edhe detaje.
Sipas Hoxhës, Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur”, ka shkruar ai.
Për të ka shkruar edhe mësuesi i tij.
“Me zemër të thyer, frymëmarrje të rënduar dhe me shpirt të pikëlluar, po mundohëm t’i shkruaj këto pak rreshta për kumtimin e lajmit për vdekjen e parakohshme të një nga studentëve më të mirë që kam njohur ndonjëherë, Anid Hoxhën.
Anidi ishte më shumë sesa një student i shkëlqyer. Ai ishte një djalë i urtë, i sjellshëm, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët. Një punëtor i palodhur, një mik i vërtetë, dhe një shembull për çdo bashkëmoshatar. Të gjithë e donin si shok, si koleg, si njeri.
Për mua, lidhja me Anidin ishte edhe më e thellë. Djali im i vogël, Joni, ishte jo vetëm kolegu i tij i studimeve, por edhe i jetës. Ata ndanë bashkë netë studimi, ëndrra, sfida dhe momente të bukura, që sot e çdo ditë do të mbeten si kujtime të shtrenjta….
Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë boshllëkun që na e le o ANID! Thjesht, na ke dërmuar me këtë ikjen tënde….
Por ajo që mbetet përjetë është buzëqeshja e Anidit, edukata e tij, dhe mirësia që solli në jetët e të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.
Pusho në paqe, Anid. (Ti tani më je një inxhinier ndërtimi).
Do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri, krenari dhe mall të pashuar.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë farefisit Hoxha për këtë humbje të parakohshme dhe të rëndë. Ngushëllime të përzemërta edhe për të gjithë kolegët dhe shokët e studimeve të Anidit. Humbja është e madhe për të gjithë ne, por dhimbja e tyre është e paimagjinueshme.
Pusho në paqe, Anid. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona, si një dritë që nuk shuhet kurrë.
Me dhimbje dhe shpirtin bosh unë profesori që të doja shumë!”, tha ai.