Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    SHKK parandalon një rast të kontrabandës në Dubravë, konfiskohen 7 telefona e paisje tjera

    23/10/2024 13:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës, shkruan GazetaDemos.

    Gjatë patrullimit në perimterin e jashtëm janë hasur sende të dyshimta, ku u gjetën 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike.

    “Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës
    Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.

    Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta. Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike.

    Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Shërbimi Korrektues shënon 24-vjetorin, merr pjesë edhe Kurti

    Arratiset nga burgu i Dubravës një i burgosur

    Largohet nga puna një zyrtar korrektues, dyshohet se kontrabandoi gjëra të palejueshme

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.