Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shkëlzen Gashi tregon se si Demaçi e kishte shqyer këmishën para ushtarit serb

    26/07/2022 15:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkëlzen Gashi, autori i librit “Adem Demaçi një biografi e paautorizuar”, e ka treguar një rast se si idealisti shqiptar e kishte shqyer këmishën e tij për ta hapur gjoksin para një ushtari serb.

    Sipas Gashit ky guxim i Demaçit kishte rezultuar i suksesshëm.

    “Nga fundi i vjeshtës, Adem Demaçin dhe këshilltarin e tij për çështje ushtarake, Sylejman Ajetin, Shasivar Makolli i shpie në ShP të UÇK-së në Drenicë. Në prag muzgu arrijnë te lagjja e Sopajve në Llapushnik të Drenasit, ku papritmas rrethohen prej rreth 50 ushtarësh sërbë. Komandanti i këtyre ushtarëve kërkon të mësojë prej Demaçit se kah po shkojnë. Demaçi ia kthen”.

    “Jemi nisë për te UÇK-ja, të cilën ju po e përjetoni në lëkurën tuaj dhe nuk po guxoni ta ndaloni, por po më ndaloni mua, një njeri paqësor dhe të paarmatosur”.

    “Gjatë kohës që e presin komandantin t’ua verifikojë dokumentet nga shpia ku janë vendosë forcat sërbe, një ushtar i ri i afrohet Demaçit dhe e kërcënon me automatikun që ia ngjesh në fyt: «Të ishte pak më terr, të kisha vra në vend». Demaçi zmbrapset një grimë, e shqyen këmishën për ta hapë gjoksin, dhe shfryn para ushtarit sërb me një duf që Shasivar Makolli s’ia kishte njohë kurrë: «Pucaj, džukelo jedna»! Ushtari nis të dridhet. Kthehet komandanti i tij, ua dorëzon dokumentet të ndaluarve dhe i liron ta vijojnë rrugën”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Mehaj kujton Demaçin në 6-vjetorin e vdekjes: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë

    Aktivistët e PSD i reagojnë Shkëlzen Gashit pas deklaratave se UÇK s’i ka mbrojtur civilët

    Reduktimi i Adem Demaçit nga një Vizionar e Hero i gjallë në një «bac!»

    Të Fundit

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.