Shkruan: Bedri Halimi
Duke lexuar postimin nga Presidenca e Kosovës, për rrëfimin e Vasfije Krasniqit në OKB, me të drejtë thuhet: “Nga Prishtina në Nju Jork, zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”.
Është për respekt dhe për tu përshëndetur, veprimi i Presidentes që ja ka krijuar këtë mundësi Vasfije Krasniqit për ta plasuar të vërtetën e dhunimeve të femrave në Kosovë, që janë bërë nga pjestarët e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Por është për tu vajtuar, veprimi i pjesëtarëve të trupit gjykues në Kosovë, që rastin e denoncimit që e bëri Vasfije Krasniqi ndaj dhunuesve, trupi gjykues nga Euleksi, me një pjestare shqiptare (gjykatëse femër), gjykoi me mendësi serbe, duke i shpallur të pafajshëm dhunuesit.
Për më keq, edhe Gjykata Supreme Kosovës, vendosi njëjtë, me logjikën serbe të gjykimit, duke u pajtuar me pafasinë e dhunuesve serbë.
Pas gjithë kësaj, e kuptojmë drejtësinë e anshme e të insrumentalizuar për qëllime politike të Euleksit, por gjykatësen shqiptare që ishte pjesë e këtij trupi gjykues, a e bren ndërgjegja?
Dhe për më keq, këtë poshtërsi e përserit edhe trupi gjykues i Gjysaktës Supreme të Kosovës!
A meritojnë, pjestarët e këtij trupi gjykues, që për këtë poshtërsi të bërë të mbetën të pandëshkuar?
A meritojnë këta gjykatës që të vazhdonin të punonin në sistemin e Drejtësisë në Kosovë?
Me çka merret Këshilli Gjyqsor i Kosovës? A e ka analizuar këtë rast?
Çka duhet bërë gjykatësit e pandërgjegjshëm që jo vetëm të largohen nga vendi i punës, por edhe të ndëshkohen penalisht për veprimtari antikombëtare?
Sipas logjikës makiaveliste të kësaj gjykate, viktima që e ka përjetuar krimin, ka qenë dashur, ti mbajë në mend të gjitha detajet, deri në imtësira! Thua se ka qenë në dasëm.
Mos ka qenë dashur edhe të thërras ekip për të xhiruar në kamerë?!
Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në cilsinë e Ministrit të Punëve të Brendshme, duke shprehur pakënaqësinë për veprime devijante të gjykatësve në Kosovë, pati deklaruar: “që të merren në përgjegjësi, njerëz të tillë, mund të ndodh, vetëm nëse kryejn vet ndonjë vrasje, se për të gjitha veprat tjera, marrin vendime liruese”.
Rrjedhimisht, edhe këta gjykatës, për tu marrë në përgjegjësi nga Këshilli Gjyqsor, ndoshta do të merreshin, sikur të kryenin vrasje fizike!
Por në fakt, në këtë rast, ata kanë bërë më shumë se vrasje fizike.
Kanë bërë vrasje shpirtërore.
Jo vetëm ndaj Vasfije Krasniqit, por edhe ndaj të gjitha femrave të dhunuara në Kosovës.
Me një qasje të tillë, kjo logjikë e këtyre gjykatëve të kriminalizuar deri në palcë, do të ndikoj te të gjitha viktimat tjera të dhunuara në Kosovë, sepse secila prej tyre, kur e sheh prononcimin publik të Vasfije Krasniqit, si dhe faktin se si ka përfunduar procesi gjyqësor i rastit të saj, duke i shpallur të pafajshëm dhunuesit, rrjedhimisht do të hezitonin edhe më shumë, që të paraqiteshin për të dëshmuar për krimet që janë bërë ndaj tyre nga pjestarët e forcave serbe.
Shërbim më të mirë për Serbinë, duke ua mbuluar krimet serbe të kryera ndaj shqiptarëve, se sa këta gjykatës, nuk e di që ka.
Çudi se si për këtë shërbim pro serb, këta gjykatës, nuk janë shpërblyer me “odlikovanje” nga Drejtësia serbe. Ngjashëm si në rastin e Dick Matrit.
Por për këtë poshtërsi, këta gjykatës e kanë shpërblyer vet ndërgjegjen e tyre të sëmurë, me vulën e tradhëtisë dhe poshtërsisë njerëzore, morale e intelektuale.
Dhe jo vetëm kaq!
Këshilli Gjyqsor i Kosovës, me mosmarrjen e masave ndaj këtyre gjyqtarëve, gjithashtu e kanë nderuar vetën, me njollën e turpit, duke heshtur ndaj veprimeve kriminale të njerëzve që janë të thirruar të vëndosin drejtësi.
P.S
Ky rast, për poshtërsi juridike, meriton të futet në Libër të Ginisit!