Pas anulimit të Ligjit për Byronë, Analisti Shkëlzen Gashi është shprehur i tmerruar me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ‘nuk e di si kanë arritë me u bo disa prej tyre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese’.
Gashi në T7 tha se vendimet e Kushtetueses nuk janë të motivuara nga profesionalizmi, por siç thotë ai, ‘marrin urdhëra nga lartë’.
“Unë muj me fol vec në parim, unë kam problem me gjykatën në Kosovë, edhe me Gjykatën Kushtetuese. Saherë këta e marrin një vendim, nuk jam I bindur që e kanë marrë që janë të motivum prej profesionalizimit dhe drejtësisë. Këtë përshtypje e kam pas edhe për vendime të tjera, jo vetëm për këtë sot. Edhe kur e kanë marrë vendim për me rrëzu qeverinë Hoti, nuk e kanë bërë prej profesionalizmit por sepse ju ka ardh urdhër prej nalt.
E kam edhe përvojë personale me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nuk janë professional, unë jam I tmerruar qysh kanë arrit me u bo disa prej tyre anëtarë të Kushtetutes”.