Është shkatërruar busti dhe varri i një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Mid’hat Frashërit, në Parkun e Liqenit në Tiranë.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se busti i Frashërit është dëmtuar krejtësisht dhe se Komuna e Tiranës ka njoftuar se do ta riparojë.
Memoriali i Mithat Frashërit u vendos më 12 tetor të vitit 2008.
Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, intelektual, deputet, ministër. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, me 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit.
Në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frasheri”.