Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Angli, e ruanin kanabisin si nëpër filma

    05/09/2022 20:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një bandë shqiptare është shkatërruar gjatë një operacioni të policisë angleze.

    Shqiptarët kishin ngritur ferma kanabisi në Angli, duke marrë shtëpi me qira e duke përdorur dokumente të rreme.

    Tre shqiptarët e arrestuar ishin siguruar të krijonin kalime, pasi ata kishin fshehur mirë fermat e kanabisit. Autoritetet angleze kanë bërë me dije se në vendin ku shqiptarët rrisnin kanabisin mund të kaloje vetëm duke gërmuar nën tokë ose nga dyert e dollapit në papafingo.

    Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u burgos për shtatë vjet e gjysmë, ndërsa anëtari i besuar i organizatës Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç, nga Tern Street, Canterbury, Bradford, u dënua me 4 vite burg.

    Ditën e premte ishin dënuar me nga 12 muaj burg edhe Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç, të cilët luanin një rol të kufizuar në rrjetin e drogës.

    Toci u kap në një fabrikë kanabisi në Wayland Avenue, Worsbrough, Barnsley dhe Shehu në një fermë droge në Thurston Gardens, Allerton, Bradford. Të dy u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

    Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç, të dy nga Kellett Lane, Loëer Wortley, Leeds, pritet t’u komunikohet dënimi muajin e ardhshëm.

    Policia e West Yorkshire dhe shërbimi i imigracionit kryen vëzhgime në adresat në Bradford, Keighley, Leeds dhe Barnsley.

    Më 7 korrik 2021, u zhvillua një operacion i madh i koordinuar për kërkimin e rrjetit të pronave të marra me qira.

    Gjatë operacionit u zbuluan ferma droge të fshehura pas paneleve dhe dyerve të rreme dhe në gropa të pasigurta që i kishin bërë pronat në mënyrë të paqëndrueshme. Kalimi në bimët e kanabisit bëhej përmes dollapëve, nën dollapët e kuzhinës dhe përmes hyrje-daljeve të fshehura mirë dhe kapakëve të papafingos.

    Artikuj të ngjashëm

    Shqiptarja theret me thikë në Angli, dyshohet se kishte probleme me ish-bashkëshortin

    Kthyen azilin e të moshuarve në “shtëpi bari”, dënohen me 10 vite burg 6 shqiptarët në Angli

    U sulmua në media, Malcolm e mbron ambasadorin e ri të Shqipërisë në Londër: Çdo shqiptar mund të krenohet me të

    Të Fundit

    DailyMail: Kjo është plazha në Shqipëri që konsiderohet si “Maldivet e Evropës”

    Njoftim nga KEDS-i: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Temperaturat sot arrijnë deri 30 gradë

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.