Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se është shkarkuar nga kjo pozitë sot.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mulliqi, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës
“Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA.
Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!”, ka shkruar Mulliqi.