Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Drejtorëve të KOSTT për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së Kryeshefit Ekzekutiv Evetar Zeqiri dhe emërimit të Shaban Neziri, si ushtrues detyre.
Lidhur me këtë, Azemi tha “një vendim që vjen pa transparencë, pa sqarime për publikun dhe mbi të gjitha, në vazhdën e një keqmenaxhimi sistematik që po e dëmton sektorin energjetik të Kosovës”.
Ai pohon se “në vend të shkarkimit duhet përgjegjësi për shkatërrimin e sistemit dhe për mundësinë që Evetar Zeqiri i ka dhënë lulëzimit të madh të mafisë energjetike”,