Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj e ka cilësuar “lojë të ulët politike” shkarkimin e Pëllumb Bajqinovcit, kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në një reagim në Facebook, Zogaj tha se punët dhe projektet vazhdojnë pavarësisht prej shkarkimit të Bajqinovcit nga partitë opozitare në Prishtinë: LVV, PDK dhe AAK.
“Punët në projekte po vazhdojne … kurse ne anen tjeter VV me PDK e AAK shkarkojne Kryesuesin e Kuvendit Komunal te Prishtines, Z. Pellumb Bajqinovci”, tha Zogaj.
“Krejt kjo loje e ulet politike, per te bllokuar zhvillimin e Prishtines! Por ne nuk do te ndalemi, do te vazhdojme me NDERTIM e ZHVILLIM te Kryeqytetit.”