Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Izraeli për Euronews Albania, profesor Jehuda Hamovitz nga Haifa, ekspert i menaxhimit dhe diplomacisë në Universitetin e Haifës, foli mbi situatën e fundit të sigurisë në Izrael pas sulmeve ajrore iraniane.
Gjatë intervistës, profesori ndau edhe pamje ekskluzive të pak minutave më parë, ku ai ndodhej në një strehimore, aty ku banorët izraelitë qëndrojnë çdo herë që aktivizohet alarmi për sulme ajrore.
Momentet e filmimeve ishin regjistruar menjëherë pas nisjes së sulmit iranian të së premtes ndaj Izraelit.
“Sapo jam kthyer nga strehimorja ku u futëm, pasi raketat po vinin nga Irani dhe u detyruam të strehoheshim brenda,” – tha Hamovitz.
Gjatë lidhjes, ai u shpreh i prekur nga situata:
“Shikoni këta njerëz të këndshëm që qëndrojnë në strehë, pasi dëgjuam sirenën për sulme nga Irani. Ka gra, fëmijë, të rinj, familjarë… shikoni bebet. Ne jemi duke mbrojtur njerëzit tanë. Ata nuk e bëjnë këtë gjë.”
Duke komentuar përgjigjen e Izraelit ndaj sulmeve iraniane, ai theksoi:
“Irani është një kërcënim për të gjithë botën, jo vetëm për Izraelin.”