Qiproja është kundërshtari i Kosovës në raundin e fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Dardanët kanë regjistruar dy fitore, ndërsa i kanë humbur tri takime, ashtu që me gjashtë pikë të grumbulluara qëndrojnë në vend të dytë me diferencë prej gjashtë pikësh prapa Greqisë.
Shiko ketu ndeshjet – LIVE
Shiko ketu ndeshjet – LIVE
Në sfidën që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova duhet të marrë së paku një pikë për të shmangur rënien në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Shqipëria është nikoqire e Islandës në Arenën Kombëtare për ndeshjen e raundit të fundit në Grupin 2 të Ligës B.
Kuqezinjtë kanë vetëm një pikë nga një barazim dhe dy humbje në grupin me tri skuadra.
Islanda i ka tri pikë dhe mban vendin e dytë, pesë pikë prapa liderit Izrael. Në rast të fitores, Shqipëria do të ngjitet në pozitën e dytë duke e zhvendosur kundërshtarin një vend më poshtë.