Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shi raketash iraniane në Doha, Irani sulmon bazën amerikane

    23/06/2025 18:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, ndërkohë që burime ndërkombëtare raportojnë se Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon.

    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, autoritetet e Katarit kanë mbyllur hapësirën ajrore si masë sigurie.

    Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Doha u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të qëndrojnë të strehuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

    Një gazetar i Axios, duke cituar një zyrtar izraelit, ka raportuar se Irani ka lëshuar gjashtë raketa me objektiv bazat amerikane në Katar. Ndërkohë, Sky News bën të ditur se edhe baza të tjera amerikane në Irak mund të jenë shënjestruar.

    Nuk ka ende konfirmime zyrtare për dëme apo viktima. Situata mbetet e paqëndrueshme dhe po zhvillohet me shpejtësi.

    Më poshtë mund të shihni pamjet nga sulmi.

    Artikuj të ngjashëm

    Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt

    Kuvajti, Bahreini dhe Iraku mbyllin hapësirën ajrore

    Çfarë janë raketat balistike me të cilat Irani sulmoi bazën amerikane në Katar

    Të Fundit

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    OKB: Pavarësisht përpjekjeve të BE-së, tensionet Kosovë-Serbi mbeten të larta

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Elshani: Kemi biseduar me Arsenijeviçin, do të intervistohet si të mbërrijë në kufi

     Si reaguan qytetarët në Dubai ndaj raketave të Iranit drejt bazës amerikane?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.