Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Shfaqet dokumentari “20 ditë në Mariupol”, Hovenier: Kosova bujare e madhe ndaj popullit ukrainas

    23/02/2024 20:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në shënim të dy vjetorit të luftës në Ukrainë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë është shfaqur filmi dokumentar “20 ditë në Mariupol”, film ky i cili është nominuar për çmimin Oscar dhe prezanton një testament të qëndrueshmërisë e guximit të popullit ukrainas ndaj Rusisë.

    Me këtë rast, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se Rusia nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën, por për të gjithë shoqërinë dhe se të gjithë partnerët ndërkombëtarë duhet të angazhohen për të mbrojtur atë.

    Hovenier derisa ka përmendur humbjet tragjike të popullit të Ukrainës, tha se Kosova edhe pse e vogël si shtet, bujaria e saj ndaj popullit ukrainas është e madhe.

    Po ashtu, Hovenier theksoi se Kosova e kupton më së miri se çka do të thotë që shtëpitë e tyre të kërcënohen.

    “Lufta e Ukrainës nuk është vetëm një luftë për të mbrojtur territorin e saj, ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit të saj, ka të bëjë me mbrojtjen e pikëpamjeve të saj të ndërhyrjeve politike. Duke iu kundërvënë agresionit të Rusisë, Ukraina i dërgon një mesazh të fuqishëm botës se parimet e lirisë, demokracisë, të drejtës për vetëvendosje, për të zgjedhur vetë aleancat dhe partneritetet dhe klubet që do t’u përkasin ose nuk do t’u përkasin, por këto janë parime për të cilat ia vlen të luftosh. Pushtimi rus i Ukrainës nuk është gjithashtu një kërcënim vetëm për Ukrainën, por një kërcënim për të gjithë ne. Siç Presidenti Biden ka thënë vazhdimisht, ne nuk mundemi, ne nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë. Kjo është një sfidë themelore dhe e papranueshme për rendin ndërkombëtar, për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Nëse lejojmë që agresioni i Putinit kundër Ukrainës të ketë sukses, ai do të formojë regjime autoritare në mbarë botën. Pra, megjithëse Kosova mund të jetë e vogël, veprimet e solidaritetit janë vërtet mjaft të mëdha dhe bujaria që kemi parë nga populli i Kosovës ndaj popullit të Ukrainës, pasi populli i Ukrainës përballet me këtë kërcënim ekzistencial është më kuptimplotë duke pasur parasysh historinë këtu, dhe të gjithë miqtë e mi nga Kosova e kuptojnë saktësisht se çfarë do të thotë që shtëpitë e tyre, mjetet e tyre të jetesës, njerëzit e tyre, shoqëria e tyre të kërcënohen brutalisht”, tha Hovenier.

    Ndërkaq, gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, e cila u bë gazetarja e parë që u strehua në Kosovë, duke treguar historinë familjarëve të saj të cilët jetojnë në Rusi, tha se propaganda ruse është direkte për popullin ukrainas.

    Makey tha se nga pushtimi rus në Ukrainë janë vrarë mbi 80 gazetarë dhe se filmi i realizuar nga ata do të mbetet një dokument kryesor për krimet ruse.

    Ajo ka treguar edhe si mediat ruse kanë mohuar shkatërrimin që i bëjnë qyteteve ukrainase.

    “Ukrainasit si askush tjetër po e ndiejnë ndikimin e propagandës ruse në jetën tonë, veçanërisht pas pushtimit në shkallë të gjerë. Do të doja të tregoja një histori të shkurtër nga familja ime. Të afërmit e mi jetojnë në Rusi, disa prej tyre shkonin shumë shpesh në Ukrainë. Ai hante ushqim ukrainas, pinte verë ukrainase dhe madje u martua me një grua ukrainase, tani ai dëshiron të na vrasë dhe shkruan për këtë në rrjetet e tij sociale. Ai ishte një person shumë i mirë dhe i lezetshëm, me arsimim të mirë, punë shumë të mirë, por lexon gazeta ruse dhe shikon TV rus. Propaganda funksionon nga mëngjesi deri në mbrëmje, është toksike dhe e fuqishme dhe kjo propagandë është direkte për agresionin rus në Ukrainë… 16:01 Në përgjithësi, 80 e më shumë gazetarë u vranë në Ukrainë që nga pushtimi në shkallë të gjerë. Filmi i gazetarëve ukrainas dhe u bë një dokument shumë i rëndësishëm për krimet e pushtuesve rusë. Ata kaluan 20 ditë atje dhe dokumentuan shkatërrimin gradual të qytetit dhe qytetarëve të tij. Në të njëjtën kohë mediat dhe propaganda ruse mohuan dëshmitë e shkatërrimit. Ata shkruanin se për të se ishte lajm i rremë”, tha Makey.

    Dokumentari “20 ditë në Mariupol” shënon herën e parë që një realizim i tillë përfshihet në listën e kandidatëve për Oscar dhe hera e parë në historinë e këtij çmimi që i hapet rrugë raportimit dhe gazetarisë nga një zonë lufte në kohë reale në majat e kinematografisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

    Zelensky ndërron uniformën ushtarake me kostum të zi në samitin e NATO-s

    Të Fundit

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Bëhet virale në rrjet një video e Era Istrefit duke kënduar kur ishte e vogël te “Gjeniu i Vogël” – e shikonte edhe babai i saj

    Njoftim: Nga kjo ditë do të hapet Pishina e Gërmisë

    IHMK del me njoftim: Nga kjo ditë priten reshje shiu e breshëri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.