Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shërbim i ri ushtarak, por mbi baza vullnetare në Gjermani

    27/08/2025 10:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bundeswehri gjerman ka nevojë për 60.000 deri në 80.000 ushtarë të rinj shtesë. Sot qeveria gjermane hap rrugën për një ligj të ri të shërbimit ushtarak vullnetar. Po a do të mjaftojë ai?

    Ministri gjerman Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD) është optimist. Ai e përsëriti qëndrimin e tij, se shërbimi i ri ushtarak fillimisht do të bazohet në pjesëmarrjen vullnetare.

    Qeveria federale dëshiron të “dërgojë një sinjal shumë të qartë (…): Ne mbështetemi në pjesëmarrjen vullnetare, do t’i marrim këto shifra”. Këtë e tha Pistorius në radion Deutschlandfunk të mërkurën (27.08.), duke iu referuar numrit të ushtarëve shtesë të nevojshëm për Bundeswehr. Kabineti Federal vendos të mërkurën për planet e shërbimit të ri ushtarak të Pistorius. Nga viti i ardhshëm çdo i ri apo e re do të marrë një letër në shtëpi me një pyetësor nga Bundeswehr. Meshkujt duhet t’i përgjigjen. Vajzat mund t’i përgjigjen kësaj kërkese. Aty pyetet kush ka dëshirë të kryejë vullnetarisht shërbimin ushtarak. Më pas do të bëhet testimi i djemve të rinj.

    A do të mjaftojë një pyetësor?

    André Wüstner i Shoqatës së Bundeswehrit është skeptik. Pjesëmarrja vullnetare nuk do të jetë e mjaftueshme, mendon ai. “Nuk kemi kohë”, paralajmëron Wüstner. Tani bëhet fjalë për formulimin e vullnetit politik. “Nëse është vullnetare, në rregull. Sinqerisht, nuk e besoj. Kjo është arsyeja pse duhet të përgatitemi për pjesëmarrje të detyrueshme.” Wüstner argumenton se nevojiten profesionistë – domethënë, ushtarë karriere dhe të përkohshëm. Dhe përveç kësaj, nevojitet kontigjent bazë i “personelit të ri të rekrutuar”. Bundeswehr-it i mungojnë të dyja.

    Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial, CDU/CSU nuk e përjashton futjen e shërbimit të detyruar. Nga Unioni dëgjohet, se nëse nuk arrihen shifrat e kërkuara, duhet të vendoset automatikisht detyrimi i shërbimit ushtarak. Por ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius nga socialdemokratët paralajmëson se një shërbim ushtarak si dikur nuk mund të vendoset kaq shpejt. E këtë e pranoi edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz kur bëri fjalë se nuk nuk ka kazerma në numër të mjaftueshëm dhe instruktorë ushtarakë. “Edhe nëse të gjithë do të donim, nuk mund ta rivendosnim thjesht ligjin e rekrutimit ushtarak që u pezullua në vitin 2011”, citon tageschau, kancelarin Merz.

    Të rinjtë duan të dëgjohet zëri i tyre

    Aktualisht Bundeswehri gjerman ka 182.000 ushtare e ushtarë, por ka nevojë për 60.000 deri në 80.000 ushtarë të rinj shtesë. Ministri aktual i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD) dëshiron të rekrutojë deri në 5. 000 rekrutë shtesë në vit përmes shërbimit ushtarak. Për t’i tërhequr ata, Bundeswehr-i duhet të bëhet më tërheqës. Për shembull me më shumë para. Por nuk bëhet fjalë vetëm për para. Daniela Broda, kryetare e Këshillit Federal të të Rinjve Gjermanë e sheh me sy kritik debatin rreth shërbimit ushtarak në Gjermani. “Të rinjtë duan të dëgjohen. Ata duan të jenë vërtet të përfshirë”, thekson Broda e dëshiron që të rinjtë të konsultohen – edhe kur debati zhvillohet në Bundestag. Sugjerimi i saj është konkret: Pse shërbimi ushtarak ose rekrutimi ushtarak duhet të diskutohet vetëm në Komitetin e Mbrojtjes dhe jo në Komitetin për Çështjet e Familjes dhe të Rinisë?

    Pezullimi i shërbimit ushtarak

    Ishte viti 1956 kur u vendos rekrutimi ushtarak në Gjermaninë Perëndimore, gjashtë vjet më vonë në RDGJ. Pastaj, në vitin 2011, pasi Lufta e Ftohtë kishte kohë që mbaruar, rekrutimi ushtarak u hoq përfundimisht, por për momentin. Ministri i Mbrojtjes atëkohë Karl Theodor zu Guttenberg tha në atë kohë se shërbimi ushtarak nuk ishte shfuqizuar, por thjesht ishte pezulluar, pasi askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 20 ose 30 vjetësh. Nuk zgjati shumë. Në vitin 2022, Rusia pushtoi Ukrainën. Dhe lindën pyetje të reja, në thelb të vjetra: A mund ta mbrojmë veten dhe nga do të vijnë ushtarët?/DW

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj shpërthen keq ndaj PDK-së: Horra, Dimal Basha ua psh**** burrërinë – nanat ju lujshin në livadhin e tij

    I dërguari i Trumpit: Lufta e Gazës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit

    Pas deklaratës së ish-partneres, Shpat Kasapi ia kthen “goditjen” me këngë

    Të Fundit

    Haradinaj shpërthen keq ndaj PDK-së: Horra, Dimal Basha ua psh**** burrërinë – nanat ju lujshin në livadhin e tij

    Shërbim i ri ushtarak, por mbi baza vullnetare në Gjermani

    I dërguari i Trumpit: Lufta e Gazës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit

    Pas deklaratës së ish-partneres, Shpat Kasapi ia kthen “goditjen” me këngë

    Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korroticë të Drenasit, ku humbi jetën një person

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.