Pothuajse çdo ditë kemi raste të aksidenteve në komunikacion, e jo rrallëherë ato shënohen edhe me vdekje, shkruan GazetaDemos.
Numri i aksidenteve në vend ka shënuar rritje, kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Vlerësimi i Sigurisë Rrugore-Sfidat dhe Mundësitë”, e cila u mbajt të mërkurën në Prishtinë.
Numër i madh i aksidenteve ndodhin edhe në rrugët e kryeqytetit, për çka nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se janë duke punuar për të ofruar më shumë siguri në rrugë, shkruan GazetaDemos.
“Siguria rrugore është një e çështje e rëndësisë kyçe në jetën e të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë. Prandaj, për neve si kryeqytet është me rëndësi që të marrim veprime të menjëhershme që të sigurojmë siguri gjithëve. Nuk është çështje vetëm për të shpëtuar jetën, në fund është edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitet tona. Në Prishtinë kemi punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të adresuar çështjen e sigurisë rrugore dhe për ta zvogëluar numrin e aksidenteve rrugore.” Ka thënë ajo.
Derisa, ka shtuar se Komuna e Prishtinës ka rritur edhe buxhetin, për të investuar më shumë në sigurinë rrugore.