Sot është realizuar takimi konstruktiv me përfaqësues të subjekteve politike shqiptare në Luginë, njofton GazetaDemos.
Ky takim kishte për qëllim krijimin e hapësirës për dialog dhe dakordim në lidhje me Listën e Përbashkët për Zgjedhjet Parlamentare në Serbi dhe i njejti përfundoi pa ndonjë dakordim mes partive.
Nga Alternativa për Ndryshim kanë treguar se qendrimi i Partisë për Veprim Demokratik, është se dëshiron ta keqinterpretojë dhe lëvizë Marrëveshjen e Tiranës duke refuzuar të pranojë pika me rëndësi dhe duke e prishur fundamentin e kësaj marrëveshje për interesa personale – partiake, të nënshkruar nga vet ata.
“Shumica e përfaqësuesve të partive politike e bënë të qartë se fuqia më e madhe partiake është determinuese në atë se kush i prinë Listës, ndërsa Partia për Veprim Demokratik vazhdon ta ketë problem radhitjen. Përfundimisht, që ky proces të vazhdojë të jetë parimor dhe përmbajtësisht me Marrëveshjen e Tiranës, apelojmë që Partia për Veprim Demokratik të reflektojë dhe të dakordohet me partitë tjera politike, në mënyrë që të unifikuar të kemi zë në Parlamentin Serb”, shkruhej në postimin e tyre. /GazetaDemos/
Postimi i plotë: