Një shembje e dheut ka ndodhur sot në Prishtinë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia për GazetënDemos.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës tha se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 12:00 është raportuar për shembje dheu në një vend punishte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve materiale përfshirë këtu edhe një veturë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si shkatim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ajo.