Shehu prezanton listën fituese të LDK-së për Kuvendin Komunal të Junikut

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, në kuadër të hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Shehu theksoi se lista e kandidatëve të LDK-së përfaqëson “dinjitetin, profesionalizmin dhe vlerat më të mira të Junikut”.
Ai u shpreh i bindur se kjo është lista e fitores, duke theksuar se në të gjenden njerëz të njohur për komunitetin fqinjë, familjarë, miq e bashkëqytetarë që gëzojnë besim dhe respekt të gjerë.
”Janë profesionistë të dëshmuar, qytetarë me integritet dhe të kaluar të pastër, të gatshëm të punojnë për interesin tuaj, pa asnjë kompromis”, u shpreh Shehu.
I plotë:
Të dashur qytetarë të Junikut,
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, sot kam kënaqësinë t’ju prezantoj listën e kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal – një ekip që përfaqëson dinjitetin, profesionalizmin dhe vlerat më të mira të Junikut tonë.
Kjo është lista e fitores, sepse në të gjenden njerëzit që ju i njihni mirë: fqinjët tuaj, familjarët tuaj, miqtë dhe bashkëqytetarët që gëzojnë respekt e besim të padiskutueshëm në çdo lagje e fushë të jetës.
– Janë profesionistë të dëshmuar.
– Janë qytetarë me integritet dhe të kaluar të pastër.
– Janë të gatshëm të punojnë për interesin tuaj – pa asnjë kompromis.
Gjatë këtyre katër viteve të para në krye të komunës, kemi dëshmuar me punë, me rezultate konkrete, me përkushtim të paepur. Por puna nuk ka mbaruar – sfidat e reja kërkojnë vendime të guximshme dhe mbështetje të fuqishme në Kuvendin Komunal.
Prandaj, në 𝙙𝙞𝙩𝙚̈𝙣 𝙚 𝙫𝙤𝙩𝙞𝙢𝙞𝙩, ju ftoj me gjithë zemër:
Dilni masivisht dhe votoni listën e LDK-së për Kuvendin Komunal!
Fuqizoni zërin tuaj, përkraheni vizionin tonë, garantoni vazhdimësinë e zhvillimit!
Zëri juaj është forca jonë.
#BashkëpërJunikunpërtej.
#113 #LDKJunik