Kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu e ka vazhduar edhe sot fushatën zgjedhore për garën e balotazhit më 14 nëntor.
“Së bashku me z. Besart Tofaj, z. Shpejtim Gacaferi si dhe z. Lulzim Gacaferi, sot jemi takuar me banorët e lagjeve Gacafer, Tofaj dhe Makaj në Komunën e Junikut. Faleminderit të gjithëve për mikëpritjen e ngrohtë dhe konfirmimin e mbështetjes për programin qeverisës të koalicionit LDK-VV në Junik”, ka thënë Shehu.
Sipas tij, programi që ka prezantuar është kontrata që ata do ta nënshkruajnë të dielën, më 14 nëntor.
“Prandaj këtë program do e zbatojmë plotësisht dhe pa përjashtime, deri në fund të mandatit tonë të parë. Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim”, ka shtuar Shehu.